Guendouzi humb durimin ndaj Granit Xhakës në ndeshjen Arsenal – Man Utd

23:22 | 25 Janar 2019
Arbresh Info

Ishte një mbrëmje mjaftë frustruese për Arsenalin për shkak se ata u eliminuan nga FA Kupa nga Manchester United dhe Matteo Guendouzi humbi durimin e tij pas një përpjekjeje ë dështuar nga Granit Xhaka.

Nga tetë ndeshjet e zhvilluara deri tani, Ole Gunnar  Solskjaeri siguroi fitoren e tetë falë golave nga Alexis Sanchez, Jessi Lingard dhe Anthony Martial në fitoren 3 me 1 në Emirates, transmeton portali arbresh.info.

Pierre Emerick Aubemayng realizoi një gol për Arsenalin, por skuadra e Unai Emery kishte probleme për të krijuar raste serioze. Dhe derisa kishin mbetur mbi 15 minuta lojë, Xhaka tentoi të bënte një goditje nga një distancë e madhe prej 30 metrave.

Por, goditja nga ylli kosovar i Zvicrës shkoi larg mbi portë dhe tifozët e Manchester United me ironi festuan këtë.

Guendouzi reagoi ashpër nga vendimi i Xhakës duke ngritur duart lartë menjëherë pas goditjes së tij.

19-vjeçari, i cili iu bashkua Arsenalit nga Lorienti verën e kaluar, nuk u përmbajtë dhe filloi të qortonte bashkëlojtarin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme