Manchester City ka humbur sot (e diel) dy lojtarë, Gabriel Jesusin dhe Kevin de Bruynen shkaku i lëndimeve.
Ndeshja e fundit e vitit 2017 nuk ishte më e mira për liderin aktual të Ligën Premier, Manchester Cityt.
Jo vetëm për barazimin pa gola ndaj Crystal Palace, por edhe pse humbën dy lojtarë shkaku i lëndimeve.
I pari ishte sulmuesi brazilian, Jesus, i cili lëndoi gjurin dhe u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 22-të, ndërsa i dyti ishte belgu de Bruyne, i cili la ndeshjen në minutat e fundit.Pas ndeshjes është vet trajneri Pep Guardiola, i cili ka konfirmuar lëndimet e futbollistëve të tij, ku për brazilianin thotë se ka shpëtuar mirë pa humbur sezonin, ndërsa lëndimi i belgut është më i lehtë.
“Jesus ka probleme me ligamentin e gjuri. Po që se do të ishte ligamenti kryqëzor, ai do të mbetej jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit dhe rikuperimi i tij do të shkonte nga gjashtë muaj deri në një vit”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Ai [Jesus] pritet të jetë jashtë fushave nga një deri në dy muaj”.
“Kevin De Bruyne ishte me fat me lëndimin e tij, të shohim në ditët në vazhdim sa do të jetë mungesa e tij”, përfundoi trajneri i Man Cityt.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...