Joao Cancelo duket se ka rigjetur versionin e tij më të mirë në radhët e Barcelonës. Portugezi u huazua te katalanasit në verën e shkuar nga Manchester City, dhe së fundmi thekson se dëshiron të vijojë karrierën me fanellën blaugrana. Në një intervistë të gjatë për “RTP”, Cancelo u shpreh se do të dëshironte ta mbyllte karrierën te Benfica, klubi ku nisi rrugëtimin si profesionist, ndërsa zbuloi edhe pak nga marrëdhënia e tij me trajnerin Pep Guardiola.
“Nuk e fsheh se do të doja të rikthehesha te Benfica, por më parë dua të kaloj edhe dy apo tre vite te Barcelona. Jam shumë i lumtur këtu, është klubi që kam dëshiruar gjithmonë. Ishte klubi që më pëlqente më shumë pas Benficës.
Raporti me Guardiolën? Nuk kam asnjë pishman në lidhje me Guardiolën. Ai është një person me personalitet të fortë, sigurisht ka pasur edhe aspekte në të cilat nuk ishim dakord. Unë kam preferuar t’ia them gjithçka në sy, ashtu si edhe ai mua. Ishim shumë të qartë me njëri-tjetrin. Guardiola është trajneri më i mirë në botë, por nuk na eci së bashku. Nuk ka problem, jeta vazhdon, tani jam shumë i lumtur te Barcelona”, u shpreh Cancelo.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani