Fluminense dhe Manchester City do të luajnë finalen e Kupës së Botës për Klube të premten, ndërsa një ditë para kësaj ndeshje Gjykata Evropiane vendosi që UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit të konkurrencës kur ndaluan Superligën Evropiane dy vite më parë.
Themeluesit e Superligës janë drejtuesit e klubeve të fuqishme evropiane Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.
Trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, u pyet nga gazetarët të jepte komentet e tij në lidhje me vendimin e gjykatës.
“Nuk do ta komentoj disa orë para finales. Nuk do të flas për këtë. Do të kemi kohë të mendojmë”.
“Klubi dhe avokatët tanë do të vendosin se çfarë duhet të bëjnë”, ka thënë Guardiola.
Man City aktualisht është fitues i Ligës së Kampionëve dhe njëri nga favoritët për të fituar sërish atë. /Telegrafi/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...