Manchester City është duke u interesuar për shërbimet e mbrojtësit spanjoll të Real Sociedadit, Inigo Martinez.
Skuadra e Pep Guardiolës është ende pa humbje në këtë sezon të Premierligës, duke fituar 18 ndeshje rradhazi dhe renditet ne vendin e parë të Premierligës me 39 pikë.
Por, lëndimi i qendërmbrojtësit anglez John Stones është duke detyruar trajnerin Guardiola të transferojë ndonjë mbrojtës në afatin kalimtar të janarit.
Sipas The Sun, Guardiola është një fans i madh i Inigo Martinez dhe dëshiron ta transferojë në Etihad Stadium, transmeton arbresh.info.
Sontes do të mungojë gjashtë javë ndërsa forma fizike jo e mirë e Vincent Kompany është duke e detyruar teknikun spanjoll ta bëj blerje në janar në mënyrë që të vazhdojë me këtë formë briliante.
Real Sociedad e vlerëson kartonin e Martinez 25 milionë euro dhe besohet se kjo shumë është e pranueshme nga ana e klubit anglez. /arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?