Juventusi është në kërkim të një trajneri pasi Max Allegri do të largohet në fund të sezonit nga stoli i bardhezinjve.
Drejtuesit e kampionëve të Italisë po punojnë për të arritur marrëveshje me një emër të madh, transmeton telegrafi.
Ëndrra e madhe quhet Pep Guardiola.
Por ka qenë vetë trajneri që sot i ka përgënjeshtruar zërat që ai të shkojë në Itali.
“Unë nuk do të shkoj te Juventusi apo në Itali. Kam edhe dy vite kontratë me Manchester Cityn”.
“Jam i lumtur këtu dhe nuk dua të ndryshoj ekip. Sezonin e ardhshëm do të jem trajneri i Manchester Cityt”, ka thënë ai.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?