Guardiola tashmë u ka treguar lojtarëve se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt

11:29 | 27 Maj 2024
KRG

Pep Guardiola besohet se tashmë ia ka sugjeruar klubit zëvendësuesin e tij të mundshëm, pasi raportimet se spanjolli do të largohet pas sezonit të ardhshëm tashmë janë rritur.

53-vjeçari i cili u emërua trajner i Man Cityt në vitin 2016, ka shijuar një periudhe shumë të suksesshme duke shtrirë dominimin në Angli me gjashtë tituj të fituar si dhe një Ligë të Kampionëve.

Do të jetë pothuajse një mision i pamundur për dikë tjetër që të ndjekë hapat e Guardiolës, megjithëse klubi tashmë ka filluar që të punojë në këtë drejtim duke marrë parasysh se gjasat janë mjaft të mëdha që të largohet pas sezonit të ardhshëm.

Sipas një raportimi nga The Telegraph, Guardiola ka kontaktuar me tre lojtarë të Brightonit teksa ata po festonin faktin që do të luajnë në Evropë për herë të parë në hisotrinë e tyre.

Aty, ai bëri me shenjë në drejtim të De Zerbit dhe tha: Ky është trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt.

Siç është përmendur më parë, Guardiola është një fans i madh i lojës që aplikon italiani De Zerbi. Madje para ballafaqimit të tyre në muajin maj, ai kishte thënë se De Zerbi është njëri prej trajnerëve më me ndikim në 20 vitet e fundit në futboll.

“Kushtoni vëmendje asaj që tani do të them sepse jam i bindur në atë që them se De Zerbi është njëri prej trajnerëve më me ndikim në 20 vitet e fundit, nuk ka asnjë ekip që luan në mënyrën se si ata luajnë, është unike”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/

Të ngjashme