Pep Guardiola e ka shijuar në maksimum fitoren e Manchester Cityt ndaj Arsenalit me rezultat 4:1 mbrëmë.
“Citizens” e dominuan totalisht kundërshtarin për ta regjistruar atë që mund të konsiderohet si fitorja më e rëndësishme sezonale për ta.
Tash, kampioni aktual anglez i ka dy pikë më pak sesa lideri Arsenal, por edhe dy lojë më pak të zhvilluara.
Trajneri Guardiola është i vetëdijshëm se “Qytetarët” e bënë një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit, i cili tash është në duart e tyre.
“Gjëja më e rëndësishme pas kësaj fitoreje është se tash fati është në duart tona. Ishte një ndeshje e rëndësishme, jo vendimtare, por e rëndësishme. Jemi në pozicionin ku donim të ishim, tash vërtet është gjithçka në duart tona”, u shpreh Guardiola pas lojës.
Kevin de Bruyne i shënoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan John Stones dhe Erling Haaland për triumfin e Cityt në “Etihad Stadium”, ndërsa “Gunners” ishin inferiorë dhe nuk merituan më shumë.
“Topçinjtë” kanë pësuar rënie drastike të formës duke i regjistruar tri barazime e një humbje në katër ndeshjet e fundit, kurse City i ka fituar 12 ndeshjet e fundit./GE/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...