Pas tre barazimeve radhazi në Etihad Stadium, Manchester City u rikthye te suksesi në shtëpi teksa mposhti me rezultatin 2-0 Sheffield United, falë golave të Rodri dhe Julian Alvarez. Falë këtij trepikëshi, “The Citizens” u ngjitën në kuotën e 40 pikëve në vend të tretë ndërsa kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Pas sfidës, trajneri Pep Guardiola u shfaq i lumtur për fitoren ndërsa sa i takon garës së titullit theksoi se Liverpool është një skuadër më e mirë.
“Këto ndeshje kërkojnë durim pasi bëhet fjalë për kundërshtarë që mbrohen mirë dhe në thellësi. Duhej të ishim të qetë në fushë, ata nuk kishin ardhur për të ushtruar presion dhe kështu ne duhej të gjenim momentin e duhur për të gjetur hapësirat.
Ia dolëm mirë, ishte një periudhë shumë e ngarkuar. Gara është e fortë, ne nuk jemi ende në krye dhe Liverpool është një skuadër më e mirë për momentin. Kemi pasur dëmtime dhe probleme, por jemi në lojë dhe kemi fituar shumë tituj në këtë vit.
Tani është koha për pak pushim, e kemi të nevojshëm. Janari është një muaj më pak intensiv se nëntori apo dhjetori, ndaj do të përgatitemi mirë për pjesën e mbetur të sezonit”, u shpreh Guardiola./SS
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...