Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 si mysafir i Leipzigut, në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Trajneri Pep Guardiola, pas ndeshjees u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës, por ishte i nervozuar me një gazetar gjatë konferencës për media.
“Jam i lumtur në përgjithësi me ndeshjen. Disa njerëz presin që ne të vijmë të fitojmë 4-0, më vjen keq, nuk është aq e lehtë. Nuk e pashë incidentin e penalltisë, kështu që nuk mund të komentoj”,
“Çfarë prisni? A po luajmë një lojë miqësore këtu? Sa ndeshje keni parë nga Leipzig?”, ka thënë fillimisht Guardiola për BT Sport pas ndeshjes.
“Disa njerëz presin që ne do të fitojmë 0-5, ky nuk është realiteti. Është një garë ku shumë ekipe të rëndësishme janë jashtë fazës së grupeve, por është e vështirë dhe ne e dinim”.
“Është ndeshja jonë e katërt në dhjetë ditë, shumica larg, udhëtimet…”.
“Jemi një ekip i mirë dhe bëjmë shumë gjëra të mira dhe do të vazhdojmë të bëjmë, por disa njerëz presin që ne të vijmë dhe të fitojmë 0-4, më vjen keq”, përfundoi trajneri i Cityt, deklaroi Guardiola për BT Sports.
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin
Çfarë po paralajmërojnë Bay T dhe Fero?