Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij do të ndeshet me Real Madridin në çerekfinale të garës elitare.
Në një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Newcastle United, Guardiola ka vlerësuar shortin e Ligës së Kampionëve.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Duket si një traditë e vogël, tre vjet rresht të luajmë kundër mbretërve të garës. Shpresoj të arrijmë në një moment të mirë”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Nuk mund ta kontrollosh shortin, nëse njerëzit thonë se është e lehtë është sepse e nënvlerëson rivalin. Ndeshja e dytë në shtëpi është kjo që është…” përfundoi trajneri i Cityt.
Në pesë sezonet e fundit, City ka kryqëzuar rrugët me Real Madridin në katër raste, tre radhazi.
Ata i mundën në fazën e 1/8-tës në sezonin 2019/20 (Bernabu (1-2) dhe në Etihad (2-1), u eliminuan në gjysmëfinale 2021/22 (fitore (4-3) në shtëpi dhe humbje (3-1) në udhëtim), por u kualifikuan sezonin e kaluar (barazim (1-1) në Madrid dhe fitore (4 – 0) në Angli në ndeshjen e dytë). /Telegrafi/
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...