Është ende e freskët lamtumira e parakohshme e Manchester Cityt nga kompeticioni i Champions Leagues, me fjalët e Pep Guardiolës, që mes klasit dhe nervozizmit, bëjnë jehonë.
Ditët pas eliminimit janë edhe më të zymta, pasi tekniku spanjoll jo vetëm që u detyrua nga arbitri ta shihte pjesën e dytë të takimit me Liverpoolin nga tribuna, por tashmë është dënuar edhe nga UEFA për thyerjen e artikullit numër 69, pasi edhe nga tribuna Guardiola vijoi të instruktonte lojtarët e tij, transmeton SS.
Në mënyrë të hapur ai ka thyer kështu rregulloren e UEFA-s që ndalon trajnerët e përjashtuar të komunikojnë direkt apo indirekt me stafin dhe futbollistët. Pep duket i gozhduar, pasi pamjet filmike flasin qartë për këtë.
Për më tepër as bilancet nuk janë në favor të tij. Investimet e kryera në merkato përgjatë dy viteve të fundit për objektivin Champions kanë dështuar. Shifra e shpenzuar në merkato nga ‘The citizens’ përgjatë dy vitve të fundit, shkon në 528,8 milionë euro.
Shifra e arkëtuar nga transferimet arrin ndërkohë në 130,9 milionë euro por diferenca e madhe prej 398 milionësh kryqëzon Guardiolën që pavarëisht fitimit të titullit në Premier League nuk arriti të përmbushte premtimin në dy vite radhazi, fitimin e trofeut prestigjioz të Ligës së Kampionëve.
Për të vijuar më pas në aspektin teknik, 8 golat e pësuar në një javë kanë shpërbërë sistemin e mbrojtjes të Cityt. Gjithsesi diçka është e sigurt fitues apo humbës, loja që Guardiola orienton lojtarët e tij të bëjnë në fushë, është spektakolare. Por për të rinovuar kontratën e Pep Guardiolës, drejtuesit e klubit anglez kërkojnë më shumë se sa argëtimi, sepse tashmë Premier League nuk mjafton, City kërkon Championsin.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...