Manchester City nuk e ka nisur mirë këtë edicion në Ligën Premier.
Kampionët në fuqi të Anglisë kanë mbetur 11 pikë mbrapa liderit Liverpool dhe janë të tretit në tabelë me Leicesterin që është në pozitën e dytë.
Problemi më i madh për Cityn është qendra e mbrojtjes dhe për këtë trajneri Pep Guardiola po mendon të përforcohet në janar.
Mediat angleze kanë raportuar se kampioni anglez ka gjetur mbrojtësin që duan ta transferojnë në Etihad Stadium.
Fjala është për anëtarin e Leicester Cityt, Caglar Soyuncu i cili këtë edicion është ndër mbrojtësit më të mirë në Angli dhe është dëshira e madhe e Pep Guardiolës.
City është gati të shpenzojë rreth 55 milionë funte për transferuar 23-vjeçarin në radhët e veta.
Megjithatë një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë, duke parë momentin e mirë që po kalon Leicesteri.
‘Dhelprat’ janë duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme dhe nuk duan të largojnë asnjë nga lojtarët titullarë gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë