Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u pyet për mendimet e tij rreth emërimit të Ruben Amorim si trajner i ri i Manchester Unitedit.
Amorim u emërua si pasues i Erik ten Hag të shkarkuar, por rivali i tij, Guardiola, ka refuzuar t’i jap ndonjë këshillë pas marrjes së detyrës.
“Mirë se vini në United dhe Angli. Do ta përgëzoj të martën e ardhshme (kur Man City të përballet me Sportingun). Ne u përballëm dy-tre sezone më parë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Mirë se erdhe. Unë nuk jam personi i duhur për t’u dhënë këshilla kolegëve të mi. United ka shumë njerëz që do t’i tregojnë atij situatën në klub. Nuk mund t’i jap asnjë këshillë”, përfundoi trajneri i Cityt.
Ndryshe, tifozët e United patjetër do ta shikojnë ndeshjen Sporting-City me interes të madh për të parë sesi skuadra e Amorimit mund të luajë kundër ekipeve të mëdha.
Trajneri portugez do të marrë rolin e tij si trajner i Djajve të Kuq më 11 nëntor, ndërsa debutimi pritet të vijë me 24 nëntor ndaj Ipsëich Toën. /Telegrafi/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...