Pep Guardiola duket se është i hapur për të rikthyer Joao Cancelon në klub sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi portugez iu bashkua Bayern Munichit në fund të afatit kalimtar të janarit, në formë huazimi nga kampionët anglezë për deri në fund të sezonit.
Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes, të cilin mund ta shfrytëzojë klubi gjerman pas përfundimit të sezonit.
Cancelo me Man Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, teksa Guardiola së fundmi la të nënkuptohet se dera është e hapur për rikthimin e tij,.
“I uroj atij më të mirën në katër muajt e tij në Mynih. Pas Kupës së Botës filluam të luanim në një mënyrë tjetër dhe më pëlqeu ajo që pashë. Në dy ose tre ndeshjet e fundit ai nuk luajti shumë”, tha fillimisht ai.
“Ai duhet të luajë për të qenë i lumtur dhe kështu vendosëm ta lëmë të shkojë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Ai pati një rol të jashtëzakonshëm në dy titujt e fundit të ligës që fituam. Unë nuk do të them asnjë fjalë të keqe për të, as për etikën e tij të punës, as pasionin e tij, as aftësitë e tij”, shtoi Guardiola.
Real Madridi dhe Barcelona thuhet se po monitorojnë situatën e 27-vjeçarit. /GE/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...