Guardiola pas shortit: Tottenhami është i rrezikshëm

17:56 | 15 Mars 2019
Arbresh Info

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është në dijeni rreth rrezikut të mundshëm nga Tottenham Hotspuri.

Dy klubet nga Premierë Ligë do të luajnë përball njëra-tjetrës në ndeshjet çerekfinale në Ligë të Kampionëve pas hedhjes së shortit pasditen e sotme (e premte), transmeton portali arbresh.info.

I pyetur rreth shortit, Pep Guardiola ka thënë shkurtimisht:

“Ne [dy klubet] e njohim mirë njëra-tjetrën. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit disa herë”

“Unë kam shumë respekt për ata. E njoh shumë mirë kualitetin e skuadrës”, përfundon Guardiola./arbresh.info/

Të ngjashme