Guardiola pas humbjes ndaj United: Unë nuk jam mjaftueshëm i mirë

23:35 | 15 Dhjetor 2024
D.H

Pep Guardiola ka thënë se puna e tij tek Manchester City nuk është e sigurt përkundër faktit që rinovoi së fundmi kontratën e tij.

‘Qytetarët’ kanë fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, duke pësuar po aq humbje sa kishin pësuar në 105 ndeshjet e kaluara në total.

Ata momentalisht gjenden nëntë pikë mbrapa liderit Liverpoolit në Ligën Premier, teksa aspak mirë situata e tyre nuk është as në Ligën e Kampionëve pas humbjes me rezultat 2-0 nga Juventusi së fundmi.

“Rezultatet nuk janë të mira, ndeshja nuk ishte e mirë. E di situatën, e kuptoj, por ky është realiteti”.

“Ata duhet ta dinë se këto situata ndodhin. Brenda zonës ju duhet të jeni të kujdesshëm”, ka thënë Guardiola.

“Nuk ka të bëjë me Matheus (Nunes), ai ka luajtur me të vërtetë mirë në një pozicion që nuk është natyral për të”.

“Nuk ka të bëjë me këtë, por ne duhet të luajmë më mirë. Ky rezultat do të na ndihmojë që të rikthehemi tek më e mira, por momentalisht nuk e kemi këtë”.

“Unë nuk jam mjaftueshëm i mirë. Unë jam trajneri, unë duhet të gjejë zgjidhje dhe deri më tani nuk e kam bërë. Ky është realiteti. Ne duam të luajmë mirë, të krijojmë raste, por për momentin nuk është e mundur”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme