Google ADS

Guardiola: Nuk shqetësohem nga shpenzimet e Liverpoolit

08:30 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Pep Guardiola ka thënë se nuk është i shqetësuar me klubet rivale që janë duke shpenzuar këtë edicion, sidomos Liverpooli.

Ish-menaxheri i Barcelonës dhe Bayern Munchen, ka folur për shumë gjëra, sidomos për Liverpoolin që ka ofruar lojtarë si Xherdan Shaqiri, Naby Keita, Fabinho dhe Alisson, ndërsa ka punuar shumë dhe për Nabil Fekir dhe Thomas Lemar.

Manchester City ka ofruar në radhët e veta Rijad Mahrezin.

“Çdo klub bën atë që besojnë, plotësisht i kuptoj. Unë nuk jam i shqetësuar për këtë. Nëse Liverpuli beson se duhet të shpenzojnë para, kjo është për shkak se ata besojnë se është më mirë për klubin”.

Guardiola foli edhe për zgjatjen e kontratës së tij trevjeçare me Cityin për herë të parë dhe dukej i kënaqur që do të jetë i lidhur me klubin deri në vitin 2021.

“Kur vendosëm ta zgjasim kontratën, para së gjithash jam rehat, e dyta është që klubi besojë në atë që po bëjmë”.

“Khaldoon [Al Mubarak], Txiki [Begiristain] dhe Ferran [Soriano] e dinë se kjo varet nga rezultatet. Ne kemi edhe tri vite në kontratë, por rezultatet do ta diktojnë atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme – të jetë në përputhje me ambiciet, dhe të arrijë në prill ose maj në garë për titull”.

“Si trajnerë të futbollit ne jemi gjithmonë në pozitë të rrezikshme”, ka thënë Guardiola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme