Manchester City e mposhti Chelseat me rezultat 6-0 në derbin e javës në Ligën Premier dhe kjo e nervozoi shumë trajnerin Maurizio Sarri.
Italiani në fund të ndeshjes nuk ia dha dorën Pep Guardiolas, por këtë e arsyetoi duke thënë se nuk e ka parë spanjollin.
Trajneri i Cityt e komentoi gjithë këtë në konferencën për media pas ndeshjes, ai tregoi se ka folur me asistentin e Sarrit, Gianfranco Zola, dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Fola me Zolan, Sarri nuk më ka parë. Unë kam raporte të mira me atë, nuk ka ndonjë problem”, ka thënë Guardiola.
Më pas spanjolli vazhdoi të flas për projektin e Sarrit te Chelseat dhe për atë se çfarë italiani po tentojë të sjellë te Blutë.
“Unë e di se çfarë dëshiron ai, ky futboll gjithmonë na ndihmon të bëhemi më të mirë. Ata dëshirojnë të tentojnë të bëjnë, na kanë mundur në Stamford Bridge”.
“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa e vështirë është të bëhet diçka. Njerëzit presin rezultate të menjëhershme, ai ka nevojë për kohë. Duhet besimi i pronarëve”.
“Sot ishim shumë të mirë dhe ja pse fituam”, ka shtuar për fund spanjolli.
Pas kësaj fitore Man City renditet i pari në Ligën Premier me pikë të barabarta me Liverpoolin, por me një ndeshje më shumë se Reds. Skuadra e Jurgen Klopp në xhiron e radhës luan kundër Manchester Unitedit, ndërsa City ndaj West Hamit. /Telegrafi/
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...