Manchester City do të debutoj në Kupën e Botës për klube, pasi kjo është hera e parë për klubin anglez që do të luaj në këtë garë.
Por kjo garë pritet të ndryshojë dhe do të zgjerohet në vitin 2025, ku do të jenë 32 skuadra nga të gjitha kontinentet e botës, shkruan Arbresh.info.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka kritikuar zgjerimin e formatit, duke thënë se nuk ka kuptim të luajnë çdo tri ditë gjithmonë.
“Nuk jam kundër garave të reja, jam kundër mungesës së rikuperimit nga viti në vit. Nuk ka kuptim të luash gjithmonë çdo tri ditë”.
Ai theksoi se gjërat duhet të ndryshojnë për arsye se është e vështirë për lojtarët të udhëtojnë në parasezon.
“Dhe me periudhën parasezonale, udhëtimi për në Azi ose Shtetet e Bashkuara për shkak të financave, është shumë e vështirë për lojtarët. Gjërat duhet të ndryshojnë”, theksoi Guardiola.
Kupa e re e Botës për Klube do të luhet në verë, në Shtetet e Bashkuara nga data 15 qershor deri në 13 korrik të vitit 2025, kurse Guardiola thotë se duhet të përshtaten në atë sistem.
“Çfarë mund të bëj unë? Mendoj se do të fluturojmë për në Shtetet e Bashkuara dhe do të luajmë Kupën e Botës për Klube sa më mirë që të jetë e mundur. Ata vendosën të krijojnë një kompeticion të ri… në rregull. Ne duhet të përshtatemi dhe t’u besojmë njerëzve”, përfundoi Guardiola.
Kujtojmë që City do të debutojë sonte në Kupën e Botës për klube ndaj skuadrës japoneze Uraëa./Arbresh.info/
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...