Pep Guardiola insiston që nuk e ka problem mungesën e Serigos Agueros për dytë ditë pasi sulmuesi i Manchester City theu një brinjë pas aksidentit me veturë në Amsterdam mbrëmjen e së enjtes.
Aguero, i cili ishte në Holandë në koncertin e këngëtarin Maluma, ishte në një taksi kur ndodhi aksidenti në qendër të qytetit, transmeton portali arbresh.info.
“Isha i zënë këtë mëngjes duke përgatitur stërvitjet dhe do të flas me të këtë pasdite. Ne ishim të shqetësuar me atë që ndodhi”, tha Guardiola.
“Ai nuk mund të luaj nesër dhe ndoshta nuk do të jetë as për ndeshjet ndërkombëtare në dispozicion. Ai ka një brinjë të thyer. Se sa ditë do të jetë jashtë fushës nuk dihet”
“Ai është në gjendje të rregullt. Ajo që ka rëndësi tani është gjendja e tij shëndetësore. Nuk është e rëndësishme nëse mund të luaj apo, vetëm a është në gjendje të mirë”
Ndeshja e ardhshme e Manchester Cityt do të jetë të shtunën kundër Chelseat./arbresh.info/
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...