Pas barazimit me Chelsean, Manchester City do të synojë të rikthehet në rrugën e fitoreve teksa pret në Etihad Stadium, Brentford. Trajneri i “The Citizens”, Pep Guardiola në konferencën për shtyp theksoi se njerëzit kanë shumë pritshmëri nga skuadra e tij dhe se kjo vjen për shkak se City ka fituar shumë trofe në vitet e fundit. Spanjolli shtoi se i kërkon skuadrës së tij të jetë në perfeksion për 95 minuta edhe pse e di mirë se diçka e tillë është e pamundur.
“Ndaj Brentford skuadra do të ketë të njëjtin presion siç ka pasur edhe në ndeshjet e tjera. Nga 15 sfida e fundit kemi fituar 13 dhe kemi barazuar dy. Në përgjithësi kemi bërë shumë mirë, ndaj Chelseat nuk ishim në më të mirën por e di mirë sa e vështirë është të jesh në maksimum për të gjithë kohën. Unë jam i pari që i kërkoj skuadrës perfeksionin për 95 minuta, por diçka e tillë është thuajse e pamundur.
Pse të gjithë presin kaq shumë nga City? Sepse ne jemi e vetmja skuadër që kemi fituar aq shumë trofe në vitet e fundit. Duhet të bashkëjetojmë me këto pritshmëri, njerëzit mendojnë se është e lehtë, por jo. Kështu më ndodhte edhe kur isha te Barcelona, pritshmëritë ishin maksimale, por për mua është një nder. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë përpara në këtë rrugë”, u shpreh Guardiola.
Manchester City është i treti në Premier League me 53 pikë, por ka një ndeshje më pak./ss
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt