Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka pranuar se gjasat për të rivalizuar Liverpoolin në garën për titullin në Ligën Premier, janë të vogla nëse ekipi i tij nuk i fiton ndeshjet.
Manchester City u ndal në udhëtim te Newcastle United, pasi barazoi me rezultat 2-2 edhe pse ishte në epërsi dy herë.
Ky barazim ka bërë që trajneri katalunas, Guardiola, të ndihet paksa i zbehtë në garën për titull me Liverpoolin, që udhëheq me 11 pikë para tyre.
“Ne pranuam dy goditje në portë dhe pranuam dy gola”, argumentoi fillimisht trajneri i Citt pas ndeshjes.
“Mënyra se si luajtëm ishte vërtet e mirë, krijuam shanse kundër 10 lojtarëve të mbyllur në zonë dhe Martin Dubravka bëri pritje të mira”.
“Në fund nuk duhet ta pranojmë goditjen e lirë dhe Jonjo Shelvey bëri ndryshimin”.
Më vonë, Guardiola u pyet edhe rreth luftës për titullin e Ligës Premier këtë sezon, pasi Reds janë diferencuar në tabelë.
“Nuk është ide e mirë të mendosh për Ligën Premier ose sa pikë është Liverpooli përpara. Vetëm fitoni ndeshjet. Nëse nuk fitojmë, do të jetë më e vështirë”, përfundoi Guardiola.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?