Manchester City dhe Real Madridi nesër do të zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League.
Skuadra angleze kishte triumfuar kundër spanjollëve para dy viteve, por nga ajo kohë sigurisht se kanë ndryshuar shumë gjëra.
“Në vitin 2020 ishte një ndeshje shumë e ngushtë, e vendosur nga detajet. Ajo që kam parë nga Madridi, veçanërisht në raundin e fundit, është se ata kanë lojtarë me karakter”, tha fillimisht trajneri i kamponit anglez, Pep Guardiola.
“Ajo që më pëlqen më shumë nga të gjitha është se në mes të vështirësisë, në humbjen 3-0, ata kanë lojtarë që ngrenë dorën dhe thonë ja ku jam. Topi nuk i tremb ata në 3-0 duke humbur. I tremb të tjerët, por jo ata. Modric, Kroos, Carvajal, Alaba dhe Benzema. Ata e kërkojnë atë”, shtoi ai.
“Nëse duhet të luajmë kundër historisë së tyre, nuk do të kemi asnjë shans. Ata janë më të mirë në këtë. Por, ne kemi dëshirë për të konkurruar kundër tyre, është një test i jashtëzakonshëm”, tha tutje trajneri i “Qytetarëve”.
“Ne duhet të vuajmë së bashku kur jemi nën presion dhe të sulmojmë kur kemi topin. Është njësoj sikur të luanim kundër Bayernit ose Barcelonës, skuadra që kanë qenë shumë herë këtu. Në dekadën e fundit po arrijmë këtu. Kjo është e mirë”, deklaroi Guardiola.
Kujtojmë se ndeshja e parë gjysmëfinale mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të zhvillohet në “Etihad Stadium”.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...