Omar Marmoush është një nga zbulimet më të mëdha të Bundesligës për sezonin 2024/2025.
Me 13 gola në 15 ndeshje, sulmuesi i Eintracht Frankfurt ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, përfshirë edhe Manchester Cityn.
Skuadra e Pep Guardiolës është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë për ta transferuar menjëherë Marmoush në “Etihad Stadium”.
Por, sipas mediave britanike, Eintracht Frankfurt ka kërkuar një shifër të lartë për ta lënë të largohet. Klubi gjerman kërkon të paktën 80 milionë euro për yllin e tij.
Kjo shumë është shumë e lartë për drejtuesit e Manchester Cityt, të cilët preferojnë të mos shpenzojnë më shumë se 60 milionë euro për transferimin e sulmuesit egjiptian.
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...