Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është shprehur i lumtur që skuadra e tij mundi Copenhagen dhe u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Evropës, mbrëmë mundën skuadrën daneze (3-1), duke kaluar në rundin e radhës në elitën e futbollit evropian.
Strategu spanjoll pas ndeshjes tha se fitorja ndaj Copenhagen nuk ka qenë e lehtë, sepse sipas tij, ekipi danez është një skuadër e organizuar mirë.
“Ne jemi në raundin tjetër. Ishte e vështirë t’i sulmojmë, sepse ata janë të organizuar mirë duke luajtur me katër ose pesë mbrojtës”, ka thënë Guardiola.
Tekniku spanjoll mendon se City është skuadër e madhe, sepse sipas Guardiolës, të besuarit e tij po konkurrojnë me skuadrat e mëdha si Real Madrid e Bayern Munich.
“Ne po konkurrojmë me Real Madridin dhe Bayern Munich. Ne nuk e dimë se me kë do të përballemi, të presim dhe të shikojmë. Të rëndësishme janë shtatë vite radhazi që jemi në çerekfinale”, ka theksuar ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...