Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk është ndarë i kënaqur me ekipin e tij, sidomos në pjesën e parë ndaj Borussia Dortmundin në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Edhe pse fitoi 2-1 me një gol në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Phil Foden, Guardiola ka thënë se do të shkojë për fitore në Gjermani.
“Do të shkojmë në Dortmund për të fituar ndeshjen. Në pjesën e parë sonte nuk ishim të shkathët kur e kishim topin në pronësi”.
“Pjesa e dytë ishte dukshëm më e mirë dhe kemi pasur dy-tri shanse të pastra për të shënuar edhe golin e dytë e të tretë kur rezultati ishte 1-0. Ne kemi një rast tjetër javën e ardhshme”.
“Borussia Dortmundi është skuadër tipike e Ligës së Kampionëve. Ajo ka luajtur në këtë garë për kohë të gjatë dhe di si të paraqitet këtu. Por ne shkojmë në Gjermani për të shënuar”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes. /Telegrafi/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës