Google ADS

Guardiola: Mund të më dënoni, por fjongon nuk e largoj

20:40 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Trajneri spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola, është pranë ndëshkimit nga Federata e Futbollit Anglez.

Guardiola është duke e bartur një fjongo të verdhë, e cila është në shenjë proteste kundër shtetit së Spanjës, e cila nuk po e lejon Katalonin të shpall pavarësinë.

Edhe pse pritet të dënohet ai ka thënë se do ta paguajë dënimin, por nuk do ta largojë fjongon.

“I pranoj gjobat. Unë jam një njeri para se të jem trajner”

“Në Kataluni janë katër burra në burg. Kjo fjongo do të jetë gjithnjë me mua”.

“Nuk ka lidhje me politikanët, por me demokracinë”, ka thënë Guardiola.

Ai e ka bartur këtë fjongo në disa ndeshje, ndërsa në finale ndaj Arsenalit shumë tifozë e kanë përkrahur. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme