Figura të rëndësishme brenda klubit të Manchester Cityt, besojnë se Pep Guardiola tashmë ka vendosur se çfarë do të bëjë në rast se klubi bie nga elita e futbollit anglez.
Manchester City fitoi tripletën historike sezonin e kaluar, megjithëse klubi po ballafaqohet me një të ardhme të pasigurtë. Vitin e kaluar, City u dënua nga Liga Premier për thyerjen e 115 rregullave financiare, dhe në rast se shpallen fajtor, ata do të përballen me një dënim deri në atë pikë sa të bien nga kategoria.
Javën e kaluar shefi i Ligës Premier, Richard Masters, ka konfirmuar se tashmë një datë është caktuar për çështjen e Cityt që do të gjykohet nga një panel i pavarur, ani pse nuk tregoi saktë se kur do mbahet.
Siç raporton The Athletic, Guardiola mund të rinovojë kontratën e tij me Cityn dhe të qëndrojë në Angli edhe për më shumë vite, pa marrë parasysh kategorinë se ku do të luajnë ata.
“Ka një ndjenjë se edhe në rast që City shpallet fajtor për thyerjen e shumicës së rregullave fiinanciare dhe bien një kategori më poshtë, tekniku katalans do të nënshkruante një marrëveshje të re”, ka shkruar gazetari Sam Lee.
Sipas Lee, figura të rëndësishme tek City nuk janë duke e përjashtuar mundësinë e largimit të Guardiolës nga klubi, kur ai vendos se është koha e duhur, dhe ata janë duke u përgatitur për çdo skenar.
Shumë pjesëtarë të stafit teknik me shumë mundësi do ta ndiqnin rrugën e Guardiolës kur ai të largohet, por City shpreson që kjo nuk do të ndodhë, të paktën në një të ardhme të afërt./Telegrafi/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...