Kryetrajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e fitoi çmimin për trajnerin më të mirë të vitit nga Federata e Futbollit e Katalonjës të martën në mbrëmje. Babai i tij e pranoi këtë çmim në emër të trajnerit dhe foli edhe për të ardhmen e djalit të tij.
Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka kontratë me Manchester Cityn vetëm deri në vitin 2021, kur do t’i kompletojë pesë sezone me klubin anglez – periudhë më e gjatë kohore sesa ajo që e kishte kaluar te dy klubet e tij paraprake, Barcelona dhe Bayern Munich, transmeton Gazeta Express.
Guardiola ishte larguar nga Barcelona pasi që kishte thënë se ndihej i rraskapitur dhe e mori një vit pushim për t’iu kthyer pastaj futbollit me Bayern Munichun.
Pasi u emërua trajneri i vitit nga Federata e Futbollit e Katalonjës, Guardiola e pranoi këtë çmim përmes një videoje dhe përmes babait të tij, pasi që e pati të pamundur pjesëmarrjen shkaku i agjendës së ngarkuar me Manchester Cityn.
Babai i tij, Valenti Guardiola, ishte i pranishëm në atë ceremoni për ta pranuar trofeun dhe aty u pyet edhe për një kthim të mundshëm të djalit të tij në Barcelonë.
“Mund të jetë një po, që ai do të kthehet në Barcelonës, por do të ishte si trajner”, u përgjigj Valenti Guardiola.
“Që kur është larguar nga shtëpia, ai gjithmonë i ka marrë vetë vendimet. Unë nuk e kam këshilluar kurrë”.
Por, së fundi, Guardiola insistoi se ai është i lumtur në Manchester City dhe nuk është e pamundur që të qëndrojë edhe më shumë sesa që ishte planifikuar fillimisht me kontratën e tij.
“Gjithçka varet nga rezultatet, pas pesë vjetëve, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Jam i hapur ndaj kësaj ideje, ndihem rehat këtu”, kishte thënë Guardiola, para udhëtimit të skuadrës së tij në Newcastle.
“Nuk është e njëjta për një trajner si të jesh në një klub për pesë vjet si për dy, të gjithë janë të freskët pas vetëm dy vjetëve”.
“Unë flas për veten dhe dua ta shoh se si lojtarët e mi punojnë bashkë me mua, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne duhet të ndiejmë se mund të arrijmë ende bashkë, ta shijojmë futbollin bashkë”.
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...