Guardiola mund ta sakrifikojë Silvan për Paquetan

22:07 | 29 Korrik 2022
K.B

Rihapet situata e Bernardo Silvas, pasi sipas asaj që shkruan ‘L’Equipe’ të premte, Man City tani do të ishte i gatshëm të dëgjonte ofertat.

Me sa duket, ‘qytetarët’ dëshiron të ofrojnë në skuadër Lucas Paquetan, yllin e Olympique Lyon dhe ka nevojë për ‘para’, që ta mbyllin këtë operacion.

24-vjeçari brazilian ka shpërthyer këtë vit në Francë dhe Pep do të donte të kishte shërbimet e tij.

Në anën tjetër edhe Bernardo, ka qenë një pjesë themelore për trajnerin sezonin e kaluar.

Silva do t’i ishte ofruar Real Madridit dhe Barcelonës, me këtë të fundit që kishin shumë interesim për shërbimet e tij.

Sigurisht, për të mbyllur blerjen e Bernardos nga Man City nevojiten 70 deri 80 milionë euro dhe Frenkie de Jong do të duhej të largohej nga klubi. /telegraf/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme