Ylli argjentinas, Lionel Messi ka shënuar mbrëmë një gol brilante për Paris Saint-Germian në ndeshjen kundër Manchester City, në ndeshjen e cila ka qenë në kuadër të Champions League.
City u mposht me rezultat 2-0 ku golashënues ishin Indrissa Guaye dhe Lionel Messi.
Pa marrë parasysh humbjen, Guardiola ka përgëzuar klubin parisienët për ndërtimin e një skuadre të fuqishme.
Ish-trajneri i Barcelonës ka thënë se ishte e pamundur të ndalet një ekip si PSF dhe një lojtar si Messi.
“Ne u morëm me PSG-në para së gjithash, por e dimë se është e pamundur të kontrollosh Leon për 90 minuta”- ka thënë Guardiola.
“Ai nuk ishte shumë në kontakt me topin – natyrisht ai po kthehej nga lëndimi, i duhej pak ritëm, por ne e dimë mjaft mirë kur ai mund të vrapojë dhe t’i afrohet topit, ai është i pandalshëm” – ka shtuar ai.
Deri më tani Parisi gjendet në vendin e parë të tabelës A, me katër pikë ku ka shënuar dy fitore dhe një barazim.
Ndërsa në vendin e dytë gjendet Clubb Brugge me katër pikë ku ka shënuar një fitore dhe një barazim.
Manchester CIty gjendet në vendin e tretë me tre pikë ku kanë shënuar një fitore dhe një humbje.
Ndërsa në vendin e fundit gjendet RB Leipzig të cilët deri më tani kanë shënuar dy humbje./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...