Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë

23:54 | 13 Tetor 2024
D.H

Pep Guardiola, trajneri i njohur spanjoll është i dashuruar pas futbollit të Lionel Messit.

Gjatë një interviste për “Che tempo che fa”, Guardiola tha disa fjalë për yllin e Kombëtares së Argjentinës.

Guardiola tha se Messi është unik, dhe se nuk krahasohet në njëfar mënyre me dyshen: Diego Armando Maradona dhe Pele.

“Lionel Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë”.

“Ndoshta duket se nuk po e respektoj Pelen apo Diego Maradona, por nuk mund ta imagjinoj askënd si Messi, me qëndrueshmërinë e tij”.

“Ai është unik”, tha trajneri i Manchester Cityt për Che Tempo Che Fa.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme