Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka mësuar një lajm të mirë sot nga stafi mjekësor i skuadrës.
Bernardo Silva dhe Oleksandr Zinchenko janë përmirësuar në gjendjen fizike dhe pritet të kthehen në formacion qysh në ndeshjen kundër Crystal Palace.
Tri pikët janë jetike për skuadrën e Pep Guardiolas, e cila në garë me Liverpool po synon mbrojtjen e titullit të kampionit.
Bernardo Silva ka qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës këtë edicion, dhe rikthimi i tij sigurisht se është lajm i gëzueshëm për trajnerin spanjoll.
“Ata janë më mirë. Do të shohim nëse ata luajnë nesër. Nuk e di nëse do të jenë në gjendje” ka thënë Guardiola për dyshen Zinchenko – Silva.
“Mendoj se ai erdhi këtu se një lojtar i jashtëzakonshëm dhe tregoi kualitetet e tij” ka thënë Guardiola tutje për portugezin Bernardo.
“Ai është shumë inteligjent dhe i matur në veprimet në mbrojtje. Kurse, kur është me topin, nuk ke nevojë t’i thuash asgjë. Ai lexon ekzaktësisht atë që ai ka për të bërë. Është lojtar fenomenal” ka thënë ndër të tjerash Guardiola.
Sigurisht se Bernardo Silva do të jetë ndihmë e madhe edhe për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, kundër Tottenham Hotspur.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare