Manchester City nuk gaboi në transfertë ndaj Brentford duke triumfuar me shifrat 3-1. Ndeshja në fakt nuk ishte e lehtë për “The Citizens” që e panë vetën në disavantazh në minutën e 21 pas golit Maupay.
Gjithsesi, në katedër u ngjit Phil Foden ime 23-vjeçarin që shënoi një tregolësh për t’i dhuruar tre pikë të tijve që e shohin veten vetëm dy pikë pas Liverpoolit me një ndeshje më pak se “The Reds”. Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola vlerësoi Foden duke theksuar se fantazisti po kalon formën më të mirë të karrierës.
“Mendoj se Foden po zhvillon sezonin më të mirë qëkur unë edhe ai jemi bashkuar. Është i pabesueshëm se sa mirë luan aty në qendër, e ka pasur gjithnjë instiktin e golit. Ka zhvilluar një numër të lartë ndeshjesh me Cityn dhe këtë sezon ka një rëndësi të veçantë. Numrat e tij janë shumë të mirë dhe është i mrekullueshëm me atë që po tregon në fushë.
Nëntë fitoret radhazi? Nuk i mendoj fare, vetëm më intereson të kem sa më shumë lojtarë në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Everton. Nuk mendoj kurrë për rekordet apo fitoret radhazi, më intereson të fitoj vetëm ndeshjen e radhës”, u shpreh Pep Guardiola./Ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...