Guardiola me fjalë të mëdha për lojtarët e tij, pas triumfit në derbin me Unitedin
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli me entuziazëm pas fitores në derbi përballë Manchester United.
Citizens fituan 4-1 në derbin lokal, derisa Djajtë e Kuq ishin tërësisht të humbur.
“Ishte një ndeshje e shkëlqyer që nga minuta e parë. Ne luajtëm shumë mirë dhe duhej të kishim durim që në hapin e parë”, ka deklaruar fillimisht Guardiola.
“Ralf Rangnick u përpoq të ndryshonte mentalitetin, që Man Unitede të ishte më agresiv, por ne krijuam hapësirë, veçanërisht në pjesën e dytë, për të luajtur pas McTominay dhe Fred”.
“Futbolli është emocione. Është taktikë, patjetër, por është edhe emocione. Ne jemi një ekip me dëshirë dhe pasion për të rifituar topin nga minuta e parë deri në të 90-ën”.
“Jack Grealish ishte i shkëlqyer. Në një të tretën e fundit të fushës ai është shumë altruist. Kur sheh Phil Fodenin dhe Riyad Mahrez, topi është i tyre”.
“Ky është hapi tjetër për Jack, por për sa i përket vendimmarrjes dhe pasimit të topit lojtarëve që kanë hapësirë, ai ishte i jashtëzakonshëm”, ka shtuar më tej strategu i Cityt. /Telegrafi/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë