Pep Guardiola mbeti pa fjalë kur u pyet gjatë një konference për media nëse do të tentonte ta sillte Alexis Sanchezin në Manchester City në janar.
City gati sa nuk e bleu Sanchezin nga Arsenali gjatë verës, por kalimi i tij te “Të kaltrit” dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar pasi skuadra londineze nuk kishte mundur ta gjente zëvendësuesin e tij, transmeton Express.
Kiliani do të mbetet pa kontratë në verë dhe Goal ka mësuar se City mbetet i interesuar për ta sjellë atë në “Etihad Stadium”, qoftë në janar apo si transfer të lirë në fund të sezonit.
Ndërkohë, i pyetur për këtë, Pep ka mbetur i shtangur.
“Afati kalimtar është gjatë kohës së dimrit. Nuk e di, më besoni, nuk e di se çfarë do të bëjmë, sepse nuk është…”
Më pas ai e ndërpreu konferencën për media dhe doli nga salla me vrull. /Express/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...