Google ADS

Guardiola: Liverpooli një top skuadër edhe pa Coutinhon

23:40 | 13 Janar 2018
Arbresh Info

Pep Guardiola nuk pret që transferimi për një tarifë të madhe i Philippe Coutinhos te Barcelona do dobësojë Liverpoolin para përballjes ndaj Manchester Cityt të dielën.

“Nuk diskutohet kualiteti i Coutinhos”, ka thënë ish trajneri i klubit në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info. “Mendoj se Barcelona ka nënshkruar me një top lojtar, një top lojtar që përshtatet në mënyrë perfekte në formën se si ata dëshirojnë të luajnë për 20 vitet e fundit”

“Duke thënë këtë, Liverpooli ka rezerva. Ata mund ta shfrytëzojnë merkaton dhe Jurgen Klopp e di mirë se çfarë ka për të bërë me skuadrën e tij. Liverpooli vazhdon të jetë top, një top skuadër”

“Këtë sezon ata kanë luajtur shumë ndeshje në mungesë të Coutinhos për shumë arsye. Ata ishin gjithmonë një skuadër e mirë dhe stabile”

“Kjo nuk do ta ndryshoj mendimin tim për Liverpoolin të dielën”

Liverpooli është i pamposhtur në 17 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/

Të ngjashme