Pep Guardiola ka bërë të ditur se është në dijeni për problematikët e Lyon, por ka gjetur kohë të përgëzojë skuadrën për ndeshjen ndaj Real Madrid.
Një nga trajnerët më të mirë që ka njohur futbolli, Pep Guardiola, ka dhënë komentet e tij pas suksesit kundër Real Madrid.
Pep ka thënë se fitorja ndaj Real Madrid ka treguar shumë për skuadrën, por ka thënë se nëse mendojnë se këtu përfundojnë gjërat, do t’i paraqes ata si skuadër të vogël.
“Ne i mposhtëm ata dy herë. Kurrë nuk kanë humbur dy ndeshje eliminuese. Mund të shohësh personalitetin e tyre kur luan me ta, janë shumë të mirë. Ne jemi këtu për të fituar Ligën e Kampionëve. Është vetëm një hap. Nëse mendojmë se është mjaftueshëm, tregon sa të vogël jemi”, ka thënë fillimisht Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Unë kam folur me departamentin e skautëve për Lyon dhe më thanë të jemi të alarmuar. Ne kemi tetë ndeshje të përgatitemi për këtë. Ne do të shijojmë këtë fitore dhe pastaj do të mendojmë për Lyon”, ishin fjalët e katalanit.
Pep Guardiola dhe Man City synojnë gjysmëfinalen, por fillimisht duhet të mposhtin Olympique Lyon që së fundmi eliminuan Juventusin.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?