Mesfushori i Real Madridit, Marcos Llorente mund të sigurojë një transferim ëndrrash gjatë verës së këtij viti.
Meqenëse vazhdon të jetë jashtë nga skuadra në Bernabeu qysh pas rikthimit të Zinedine Zidanes si trajner, Llorente është subjekt i një interesimi nga Pep Guardiola i Manchester Cityt, transmeton portali arbresh.info.
Kështu ka thënë analisti Eduardo Inda te emisioni i njohur spanjoll El Chiringuito.
“Është një lojtar nga Madridi që kërkohet nga Guardiola”, ka zbuluar Inda.
“Ai tashmë ka tentuar nënshkrimin me të edhe dy vite më parë. Është një lojtar spektakolar nga pikëpamja njerëzore, është i ri, i zhdërvjellët dhe nip i yjeve – është Marcos Llorente”
Llorente shihet nga City si një zëvendësues afatgjatë i Fernandinhos./arbresh.info/
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...
Zelenskyy në SHBA për të prezantuar planin e ri të paqes
Takimi mes Ramës dhe Erdogan: Të forcojmë lidhjet dypalëshe
Haxhiu takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, flasin për r...
Haradinaj: FSK-në për dy vjet e lëshuan mbi 11 për qind e us...