Pep Guardiola ka thumbuar Arsene Wenger teksa Raheem Sterling i dha fitoren në fund të ndeshjes ndaj Huddersfield.
Sterling – i cili shënoi golin e 12 të sezonit, duke thyer rekordin e tij personal që në nëntor – i ka dhënë tre pikët skuadrës së tij në mbrëmjen e vështirë të së dielës.
22-vjeçari fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Aguero, përpara se të shënonte golin e fitores dhe Guardiola beson se ai mund të bëhet një lojtar i kompletuar.
“Mbase Arsene Wenger do të thotë se ishte një penallti,” shprehet Guardiola pasi trajneri i Arsenal është shprehur se Sterling simulon mirë.
“Penalltia është e qartë. Jam i kënaqur. Ai është i ri dhe mund të përmirësohet. Nëse do të mësojë, ne do të jemi aty për ta ndihmuar.
“Ai është një lojtar me mentalitet fitues,” shton Guardiola, përcjellë Telesport.al.
“Më parë bënte aksione të mira por tani ai është duke fituar ndeshje. Ne jemi në nëntor dhe ai ka thyer rekordin që tani.”
37 pikët e City-t në 13 ndeshje është shifra më e lartë e regjistruar në Premier League teksa Qytetarët janë bërë skuadra e parë e historisë që fiton 11 ndeshje radhazi jashtë fushe.
Por katalanasi insiston se City nuk mund të vazhdojë i pamposhtur. “Është e pamundur.
“Sot luajtëm një ndeshje të vërtetë të Premier League, dimri ka ardhur, dhe ishte e vështirë. Por ne ia dolëm.”
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe