Manchester City luan ndeshjen e radhës ndaj Burnleyt në kuadër të Premier League.
Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 20:30, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshje në një konferencë për media trajneri Pep Guardiola ka dhënë lajmin e madhë për rikthimin e Erling Haaland në fushë pas afro dy muajsh.
“Po, për herë të parë është kthyer. Erling ndihet mirë dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, tha fillimisht Pep Guardiola.
Përveç Haaland nga lëndimi janë kthyer edhe një Stones dhe Akanji dhe tani ‘qytetarët’ janë të kompletuar pas shumë kohësh.
“Gjëja më e rëndësishme është që pothuajse i gjithë ekipi është në dispozicion. Nuk kemi lëndime. Akanji është kthyer, stërvitet mirë dhe nuk nden më dhimbje në gju. Njësoj si Stones”, përfundoi Guardiola.
Kujtojmë që Manchester City ndodhet në pozitën e dytë në Premier League me 43 pikë pesë më pak se lideri Liverpool, mirëpo të drejtuarit e Guardiolës kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin