Manchester City pret në “Etihad Stadium”, Realin e Madridit për ndeshjen e kthimit në fazën çerekfinale të Champions League. Sfida e parë në “Santiago Bernabeu” u mbyll me rezultatin 3-3, teksa edhe këtë herë pritet një ndeshje spektakolare.
Në konferencën për shtyp, trajneri i “The Citizens”, Pep Guardiola, paralajmëroi kolegun e tij, Carlo Ancelotti se skuadra e tij është mjaft e uritur për të triumfuar.
“Skuadra ka nevojë të ndjejë presionin e një ndeshjeje me Realin. Nëse mendojmë për triumfin e sezonit të kaluar, atëherë nuk do të kemi atë ambicien që duhet për të tilla përballje. Dua një skuadër të “uritur”, dhe t’i përçojmë energjinë e duhur tifozëve.
Duhet të jemi të përgatitur për ndeshje të nivelit të lartë dhe ku do të duhet të vuajmë pasi nuk mund të dominojmë për 90-minuta. Asnjë ndeshje nuk është e njëjtë, kemi një ëndërr dhe duam ta realizojmë. Patjetër që për mua është një ndeshje speciale sepse jam edhe katalanas, nuk e kam frikë Realin. Por, e respektoj shumë”, u shpreh Guardiola.
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...