Google ADS

Guardiola insiston se nuk ka panik brenda në Man City

17:33 | 18 Tetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola insiston se nuk ka shqetësime të mëdha brenda në skuadër në lidhje me fillimin e sezonit.

City ishte shtatë pikë para Liverpoolit në janarin e vitit të kaluar por aktualisht qëndrojnë tetë pikë prapa skuadrës së Jurgen Kloppit këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, pavarësisht se tashmë është krijuar një hapësirë e konsiderueshme, Guardiola është duke refuzuar të bëjë panik.

“Çdo sezon është plotësisht ndryshe. Çdo situatë është ndryshe. Rezultatet nuk do të ndryshojnë mendimin tim për kohën time”, ka thënë ai.

“E di se çfarë duhet të bëjmë pikërisht për tu kthyer si një skuadër ashtu si dëshirojmë të jemi, por kjo është e së kaluarës dhe ne tani kemi nevojë për tu fokusuar dhe për tu përpiqur të rrisim nivelin e lojës tonë dhe të fitojmë ndeshjet”, shton Guardiola./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme