Bruno Guimaraes është dëshira e madhe e Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm. Trajneri spanjoll është një admirues i madh i mesfushorit brazilin, të cilin dëshiron ta ketë pjesë të skuadrës së tij.
Shtypi anglez shkruan se 53-vjeçari u ka kërkuar drejtuesve të Manchester Cityt të sakrifikojnë për të siguruar firmën me Guimaraes, por Newcastle kërkon 100 mln euro për ta lënë të lirë 26-vjeçarin latin.
Për kartonin e të cilit pagoi 42 mln euro te francezët e Lyonit në janarin e vitit 2022. Guimaraes është shndërruar në një nga pikat më të forta të bardhezinjtë të Eddie Howes.
Gjithsesi, milionat nuk janë problem për Citizens, të cilët kanë nisur nga puna për të gëzuar Pep Guardiolën.
Vetë futbollisti u shpreh ditë më parë se Premier League është kampionati i tij i preferuar. Dhe se ka realizuar ëndrrën e madhe duke luajtur në ishull.
“Të luaja në Angli ka qenë gjithmonë ëndrra ime. E kam ndjekur gjithmonë Premier Ligën. Që kur erdha në Newcastle, gjithçka ka shkuar mirë në jetën time, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
Jam shumë i lumtur që po luaj në kampionatin më të mirë në botë dhe që jam pjesë e një skuadre të madhe. Dua të luaj këtu edhe për shumë vite, por sigurisht që kam edhe objektiva të tjera”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...