Mesfushori thotë se mund të presë deri në sezonin e ardhshëm për të vazhduar marrëveshjen por menaxheri i tij ka sugjeruar se ai nuk është “100 për qind” të vendosur për të ardhmen e tij.
Pep Guardiola ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e Ilkay Gundogan në Manchester City, duke sugjeruar se një kontratë e re do të ishte bërë deri tani, kur mesfushori do të ishte 100 për qind i sigurt për të ardhmen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata aktuale e Gundogan skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe City tashmë kanë tentuar të arrijnë një marrëveshje të re.
Lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, ka pranuar se mund të presë deri në sezonin e ardhshëm për të gjetur një marrëveshje, duke thënë në shkurt: “Është e mundur që unë do të shkoj në vitin e fundit të kontratës sime dhe pastaj do të zgjas.
“Ndoshta tjetër do të jetë kontrata ime e fundit e madhe, kështu që një vendim i tillë duhet të merret parasysh mirë”.
Ish-lojtari i Borussia Dortmundit gjithashtu ka thënë se nuk ndihet nën presion për të nënshkruar një marrëveshje të re, por Guardiola e ka bërë të qartë se kampionët e Premier Ligës duan që ai të qëndrojë dhe do të pëlqente që ai të kishte nënshkruar tashmë.
E Guardiola kur është pyetur nëse e di çfarë Gundogan dëshiron, ai u përgjigj: “Nëse ai ishte 100 për qind atëherë marrëveshja do të ishte bërë. Ne jemi ende në negociata”.
Në muajt e kaluar Gundogan ka qenë i lidhur me transferim të mundshëm në Barcelonë, Inter ose një kthim në Bundesligë, por City ende shpreson që ai do të vendosë penën në letër për një marrëveshje të re./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...