Nuk është sekret që Erling Haaland shënon shumë gola – por goditja e tij mahnitëse me biçikletë në fitoren e Manchester City ndaj Southampton padyshim do të renditet ndër më të mirët e tij.
Kishte paqartësi nëse 22-vjeçari do të startonte të shtunën pas një dëmtimi në ijë, por ai njoftoi rikthimin e tij me stil.
Ky ishte goli i tij i dytë në ndeshje, pasi City regjistroi një fitore 4-1 në “St Mary’s” për të zgjatur serinë e tyre të fitoreve në tetë ndeshje në të gjitha garat dhe për të mbajtur presionin mbi liderët e Premier League, Arsenal.
Trajneri i tij, Pep Guardiola ka insistuar pas ndeshjes se ai është në nivelin e Messit e Ronaldos, shkruan BBC.
“Ne kemi jetuar dy dekada të jashtëzakonshme me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, por ai është në atë nivel. Goli i dytë ishte i mrekullueshëm. Nuk është e lehtë të marrësh topin në qiell dhe ta vendosësh në bar”, tha menaxheri Pep Guardiola për BBC Sport.
City, kampion i Anglisë në katër nga pesë sezonet e fundit, nënshkroi Haaland nga Borussia Dortmund.
Nëntë muaj më vonë dhe sulmuesi norvegjez ka barazuar rekordin e 44 golave në të gjitha garat nga një lojtar i Premier League në një sezon.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner