Një nga ndeshjet kryesore këtë fundjavë në Premierligë, është ajo mes Tottenham Hotspur dhe Manchester Cityt, që luhet ditën e diel nga ora 17:30.
Kjo do të thotë se Jose Mourinho do të takojë rivalin e tij të vjetër, Pep Guardiola, për herë të parë pas marrjes së drejtimit të Spurs.
Përballjet mes tyre kanë pasur vëmendje më të madhe kur Guardiola drejtonte Barcelonën dhe Mourinho Real Madridin.
Që nga ajo kohë, Guardiola ka ndërtuar statusin si një nga trajnerët më të mirë në botë, me Mourinhon që ka shkuar duke ulur reputacionin, falë periudhës jo të mirë te Manchester United.
Sidoqoftë, para takimit të së dielës, Guardiola kërkoi se Mourinho duket të gjykohet për gjithë karrierën e tij.
“Vlera e tij nuk mund të matet në vetëm një sezon sepse ai është një njeri me përvojë të jashtëzakonshme. Ju duhet të shikoni gjithë karrierën e tij, 15-20 vitet e fundit. Të gjithë jemi duke gjykuar nga ndeshjet e fundit, por unë jam duke u përpjekur të gjykojë kolegët e mi në një mostër më të gjatë”, ka deklaruar Guardiola.
“Çdo trajner ka momentet e tij të mira dhe të këqija. Jose ka qenë këtu për 20 vjet, kjo duhet të respektohet, është vështirë ta mbash atë nivel gjatë gjithë kohës”.
“Ju fitoni shumë tituj dhe njerëzit mendojnë se nuk jeni të mirë. Michael Jordan ka gjashtë tituj në NBA, ai humbi më shumë sesa fitoi, por ai është sportisti më i madh. Kështu që unë gjithmonë e admirojë atë që Jose ka arritur ta bëjë”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...