Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se garë për titull në Premierligë është e ngjashme me betejat mes Real Madridit dhe Barcelonës në La Liga.
Trajneri spanjoll ka fituar tre tituj të ligës në katër sezone me Barcelonën.
Guardiola sheh një garë të njëjtë për titull në Premierligë, ku Liverpool, Manchester City, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal mbeten gjithashtu në lojë për trofeun e rëndësishëm anglez.
“Është mjaft e ngjashme, mund të të jap atë ndjenjë, duhet përpjekur të fitohen të gjitha ndeshjet”, ka deklaruar Guardiola.
“Jo vetëm Liverpool, Chelsea, Tottenham, Arsenal, Manchester United mund të na bashkohen (gara për titull), këtë e dinim që nga fillimi”.
“Ndjenja është mjaftë e ngjashme, Madridi gjithmonë kërkonte shumë, ne duhej të fitonim dhe e dinim këtë”, ka shtuar trajneri spanjoll, derisa fliste për krahasimet e garës për titull në Premierligës me betejat Real Madrid – Barcelona.
“ Mund të humbnim ndeshjet kundër Real Madridit, por duhej të fitonim kundër të tjerëve – ose nuk mund të fitonim titullin me 99 pikë, 96 pikë. Duheshin shumë pikë”
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...