Manchester City po kërkon të përforcojë mesfushën.
Pep Guardiola e ka vendosur se dëshiron ta transferoj Lucas Paquetan nga West Ham, transmeton Arbresh.info.
Madje raportohet se kanë ofruar mbi 80 milionë euro për mesfushorin brazilian.
Mesfushori, Ilkay Gundogan dhe sulmuesi, Riyad Mahrez u larguan nga City këtë verë dhe ndërsa ata kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Josko Gvardiol dhe numrin tetë Mateo Kovacic.
GloboEsporte thotë se skuadra e Pep Guardiolës ka paraqitur një ofertë prej mbi 80 milionë euro për yllin e West Ham, megjithëse Hammers pritet të refuzojë ofertën për mesfushorin dhe të kërkojë një tarifë më të lartë.
Paqueta nënshkroi për ekipin e Londrës Lindore një vit më parë për një tarifë fillestare prej 36.5 milion funte që mund të rritet në 51 milion me shtesa.
Nënshkrimi rekord i klubit pati një sezon debutues mjaft të mirë nën drejtimin e David Moyes, me ish-lojtarin e Lyonit që ndihmoi Hammers të fitonin Conference League./Arbresh.info/
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...